Partizani mposht Tiranën në derbi dhe triumfon në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Volejboll

Partizani mposht Tiranën në derbi dhe triumfon në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:57
Pamje nga ndeshja

Partizani në volejboll për meshkuj është shpallur sot pasdite fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti”, duke mposhtur 3-0 në finale Tiranën. Ky është turneu i rrjetës që bashkon ekipet më të mira nga Shqipëria e Kosova, që sot ka mbyllur edicionin e tij të tretë,

Ndeshja luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korcë, u dominta nga të kuqtë, që patën një epërsi të lehtë në të trija setet, duke e merituar atë (25-21, 25-18, 25-22). Tirana nuk dha atë që pritej, ndërkohë që Partizani ishte gjithnjë përpara, duke patur një marsh më shumë.

Bardheblutë shpresuan të rihapin ndeshjen në setin e tretë, por pa sukses, pasi partizani mbylli llogaritë. Coutinho u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërkohë që për Partizanin kjo ishte hera e parë që triumfon në këtë turne ndërkombëtar të volejbollit.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Tirana – Ferizaj, 3-1

Partizani – Peja, 3-1

Finale-Meshkuj

Tirana – Partizani, 0-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat