Skënderbeu kampion i Ligës “Gjergj Kastrioti”

Volejboll

Skënderbeu kampion i Ligës “Gjergj Kastrioti”

Më: 3 mars 2024 Në ora: 22:04
Skënderbeu

Liga “Gjergj Kastrioti” për korçaret, mundin në finale Dritën e Gjilanit, 3-0

Skënderbeu fiton për herë të tretë radhazi Ligën “Gjergj Kastrioti”, teksa në finale ka mundur Dritën e Gjilanit, 3-0.

Në një atmosferë të ngrohtë e mbështetëse të publikut korçar, Skënderbeu i Orlando Kojës ia del të fitojë setin e parë në pikët shtesë, 26-24. Më pas 25-23 dhe në fund 25-15.

Vivas Rekuena lojtarja më e mirë, kurse Federata Shqiptare e Volejbollit ka dhënë titju për Vangjel Kojën, Jani Melkën, Tamara Nikollën dhe Mimoza Shahun.

Një fanellë e ekipit kombëtar ka shkuar për presidentin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci.

Në fund ia dhe vlerësimet e protagonistëve të këtij suksesi të korçarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat