Prishtina 75 ndeshet me Fer Volleyn

Volejboll

Prishtina 75 ndeshet me Fer Volleyn

Më: 5 mars 2024 Në ora: 23:58
Orari i meshkujve

Pas një fundjave të ngjeshur me garat e Ligës Gjergj Kastrioti, në mesjavë është planifikuar rikthimi në aksion i ekipeve të garës elite, Raiffeisen Superligës A, te djemtë dhe vajzat.

Në konkurencën e djemve xhiro e 15-të i sjell dy ndeshje të mërkurën , kurse një të enjten.

Duelet e së mërkurës hapen me takimin mes Ferizajt e Golden Eagle Therandës, nga ora 17:00, kurse derbi i javës zhvillohet mes Skënderbeut e Dritës në 19:00h. 

Image

Orari i femrave

Xhiroja e 15-të te djemtë mbyllet me duelin e vetëm të së enjtes, mes Ulpianës e Pejës, që fillon në orën 19:00.

Te vajzat, poashtu zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të në Raiffeisen Superligën A.

Pasi në fundjavë ishte zhvilluar takimi mes Fushë Kosovës e Skenderajt (3-1), të enjten luhen dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.

Prishtina 75 ndeshet me Fer Volley nga ora 17:00, kurse dy orë më vonë fillon ndeshja mes Dritës e Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat