Ilazi e Haxhikadrija pjesë e kampit në Itali

Volejboll

Ilazi e Haxhikadrija pjesë e kampit në Itali

Më: 7 mars 2024 Në ora: 23:25
Blendi Haxhikadrija e Lorik Ilazi

Dy trajnerët e Kosovës Lorik Ilazi e Blendi Haxhikadrija, janë pjesë e grumbullimit së bashku me trajnerët italianë, i cili ka filluar të mërkurën e do të vazhdojë për 5 ditë radhazi.

Ilazi dhe Haxhikadrija po ndjekin nga afër metodat më të reja, të cilat aplikohen në volejbollin modern nga strategët italianë, në qendrën zhvillimore të CEV “Centro Pavesi” afër Milanos në Itali.

“Nga viti 2023 Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) e ka nisur me bashkëpunimin konkret me Federatën Italiane të Volejbollit (FIPAV), përmes së cilit do të ketë shkëmbim të trajnerëve, duke u ofruar mundësi ideale kuadrove nga Kosova që të prekin nga afër trendin e zhvillimit të volejbollit, në një prej vendeve që njihet si superfuqi e këtij sporti.

Më herët trajnerët italianë kanë qenë në Kosovë, gjithashtu për të ndarë njohuritë me kolegët e tyre kosovarë, kurse Ilazi e Haxhikadrija, janë pjesë e grupit të parë të trajnerëve nga Kosova, që përfitojnë nga mundësia për të parë nga afër praktikat moderne të trajnimit në volejbollin evropian.

Projekti do të vazhdojë mes FVK-së dhe FIPAV-it edhe me shkëmbime të njëjta për menaxherët e ekipeve Kombëtare si dhe stafit tjetër, në përpjekje për ngritur kapacitetet kadrovike të volejbollit tonë.

FVK e falënderon Federatën Italiane të Volejbollit (FIPAV), për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për ta mbështetur sportin e rrjetës në vendin tonë”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat