Drejtoresha e Tiranës: Ja e vërteta e largimit të Gurabardhit

Volejboll

Drejtoresha e Tiranës: Ja e vërteta e largimit të Gurabardhit

Më: 14 mars 2024 Në ora: 14:10
Deborah Keçi

Deborah Keçi, drejtoresha e Tiranës, e klubit shumësportësh më të madh në vend, ka komentuar zhvillimet më të fundit në shtëpinë bardheblu.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, Keçi ka folur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Hasan Gurabardhi, ndërsa zbulon se Tirana do të drejtohet nga një teknik i huaj:

“Klubi mori vendim për të shkarkuar trajnerin Hasan Gurabardhi për shkak të mungesës së disiplinës në stërvitje, një veprim ky i përsëritur. Tirana është e fokusuar në Kupën e Shqipërisë, pasi të dielën kemi finalen. Gjithashtu objektivi kryesor i klubit mbetet kampionati, fitimi i titullit kampion.

Skuadra është në formë optimale, kjo si rrjedhojë e një merkatoje shumë të mirë, me afrimin e katër lojtareve të huaja, të bashkangjitura një grupi me lojtaret më të mira shqiptare në kampionat, siç është edhe kapitenia Enkeleda Braho.

Tirana do të prezantoj nesër (sot) trajnerin e ri, i cili do të jetë i huaj. Bëhet fjalë për një trajner me shumë eksperiencë që e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar. Pra fokusi i klubit në këto momente është tërësisht për finalen e Kupës dhe më pas te kampionati”, shprehet Deborah Keçi.

E pyetur për festën “hot” mes vajzave dhe djemve të huaj të volejbollit, drejtoresha bardheblu ka mohuar gjithçka me një koment të shkurtër: “Volejbollistet jetojnë në konvikt dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes”, përfundon prononcimin e saj drejtoresha Keçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat