Tirana afron ish-trajnerin e Partizanit

Volejboll

Tirana afron ish-trajnerin e Partizanit

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:11
Bulent Karsioglu

Bulent Karsioglu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës në volejboll për femra. 52-vjeçari turk ka pasuar kështu në drejtimin e kryeqyetaseve Hasan Gurabardhin, i shkakruar disa ditë më parë pas shumë polemikash.

“Panorama Sport” mëson se Karsioglu tashmë ka mbërritur në kryeqytet, ndërsa sot do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në drejtim të Tiranës.

Trajneri turk ka shumë eksperiencë mbi shpatulla, ndërsa është një njohës i mirë edhe i kampionatit shqiptar.

Ai ka drejtiar Partizanin në sezonin 2019-2020 si dhe në edicionin e kaluar, teksa i mori të kuqet në pjesën finale të kampionatit, duke fituar më pas titullin.

Kështu Karsioglu pritet të rikthejë qetësinë në kampin bardheblu pas polemikave të ditëve të fundit që sollën edhe largimin e Gurabardhit. Tirana të dielën do të zhvillojë finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut në “Feti Borova”, me trajnerin që do të ketë shansin për të debutuar në një takim ku luhet për trofe.

Skuadra bardheblu po kalon një formë të shkëlqyer në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe mbetet nga pretendentet kryesore edhe për triumfin në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat