FVK e fiton të drejtën e organizimit të kursit të trajnerëve – Niveli 2

Volejboll

FVK e fiton të drejtën e organizimit të kursit të trajnerëve – Niveli 2

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:50
Pamje nga një ndeshje

Federata e Volejbollit e Kosovës e ka marrë edhe një lajm tjetër të mirë nga Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB). 

Pas lajmit të mirë për fitimin e tri projekteve për ekipet kombëtare dhe trajnerët në kuadër të projektir “Volleyball empowerment”, FVK e ka siguruar edhe të drejtën për organizimin e nivelit të dytë të kursit për trajnerët e volejbollit.

Dy vjet më parë FVK e kishte fituar të drejtën për organizimin e Nivelit 1, kurse vitin e kaluar në formë online ishte organizuar ehe Niveli 2 i kurseve.

Sivjet do të jetë hera e parë që FVK do ta ketë mundësinë që edhe në aspektin teknik, përmes prezencës fizike ta organizojë këtë kurs, i cili shihet si rast i mirë për trajnerët e volejbollit, që të ngriten profesionalisht dhe të marrin thirrje të çertifikuara ndërkmbëtare.

Kursi i Nivelit 2 për trajnerët e volejbollit, do të mbahet nga 1 deri më 5 korrik 2024, kurse lokacioni dhe detajet tjera pritet të bëhen publike javëve në vijim.

Marrjen e kësaj të drejte FIVB e ka konfirmuar edhe në faqen e vet zyrtare, përmes njoftimit të publikuar për të gjitha shtetet që kishin aplikuar për kurse të ngjajshme, në nivele të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat