Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije play off-i

Volejboll

Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije play off-i

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:56
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur dy takimet e radhës së javës së 12-të të Superligës në volejboll për femra, javë që është celur më herët me fitoren 3-0 të Skënderbeut ndaj Barleti Volley.

Pogradeci fitoi 3-0 ndaj Lushnjës në fushën e tij (25-8, 25-20, 25-11), ndeshje që u komandua nga skuadra liqenore, që e meritoi fitoren. Fitorja mban skuadrën e Pogradecit në zonën play off, ndërsa Lushnja është me një këmbë në kategorinë tjetër.

Po 3-0 fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mposhti Teutën (25-18, 25-18, 25-23). Edhe pse durrsaket u përpoqën të rivalizojnë, nuk arritën dot të fitojnë asnjë set, duke qëndruar në vendin e parafundit. Ndërsa Vllaznia mendon më shumë për play off-in.

Superliga-Femra, java e 12-të

Skënderbeu – Barleti Voley, 3-0

Pogradeci – Lushnja, 3-0

Vllaznia – Teuta, 3-0

Tirana – Partizani, 20 mars

Renditja: Skënderbeu 34 pikë, Partizani 30 pikë, Tirana 27 pikë, Vllaznia 16 pikë, Pogradeci 16 pikë, Barleti Volley 15 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat