Tirana fiton

Volejboll

Tirana fiton

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:42
Pamje nga ndeshja

Në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet janë luajtur dy ndeshjet e shtyra të javës së 12-të të Superligës në volejboll. Dy sfidat derbi Tirana-Partizani për meshkuj e femra, që kanë dhuruar jo pak emocione.

Te femrat, Tirana mposhti 3-2 Partizanin pas dy orësh lojë (24-26, 25-21, 18-25, 25-17, 15-10). Dy herë skuadra e “kuqe” kaloi në epërsi dhe po dy herë u arrit nga bardheblutë. Në setin final Tirana është më e saktë, duke fituar takimin. Partizani ruan vendin e dytë, ndjekur pikërisht nga Tirana.

Te meshkujt, sfida derbi u fitua pa shumë probleme nga Partizani me rezultatin e pastër 3-0 (25-22, 25-17, 25-22). Epërsia e skuadrës së trajnerit Tomorri ishte e ndjeshme në të trija setet, duke e merituar fitoren. Të “kuqtë” kryesojnë kampionatin me 36 pikë të plota, duke siguruar matematikisht kreun para fazës play off.

Superliga-Femra

Java e 12-të, e prapambetur

Tirana – Partizani, 3-2

Renditja: Skënderbeu 34 pikë, Partizani 31 pikë, Tirana 29 pikë, Vllaznia 16 pikë, Pogradeci 16 pikë, Barleti Volley 15 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.

Superliga-Meshkuj

Java e 12-të, e prapambetur

Tirana – Partizani, 0-3

Renditja: Partizani 36 pikë, Erzeni 27 pikë, Vllaznia 23 pikë, Tirana 21 pikë, Studenti 20 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Elbasani 6 pikë, Teuta 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat