KV Vëllaznimi kurorëzohet kampion i Ligës së Parë të Kosovës

Volejboll

KV Vëllaznimi kurorëzohet kampion i Ligës së Parë të Kosovës

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:50
KV Vëllaznimi

Të shtunën, KV Vëllaznimi është kurorëzuar me titullin kampion në Ligën e Parë (F) - perëndim, pas një viti të suksesshëm, që e mbyll me promovim në një rang më lartë.

"Në xhiron e 13-të, KV Vëllaznimi e zhvilloi ndeshjen e fundit, ndaj KV Peja, ku arriti fitore prej 3-1, duke e mbyllur edicionin me rekord 100%, nga 13 fitore në 13 ndeshje.

Skuadra e drejtuar nga Blendi Haxhikadrija nga sezoni j ardhshëm promovohet në Raiffeisen Superligën B.

Medaljet për ekipin kampion i ndanë z.Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së dhe z.Labinot Efendija, udhëheqës i sektorit për sport në Gjakovë.

Kupa u dorëzua nga presidenti i FVK-së z.Bahri Gjinovci dhe u.d. Drejtori për Sport në Gjakovë z. Xhavit Alijaj.

FVK e përgëzon KV Vëllaznimin dhe qytetin e Gjakovës, për angazhimin në promovimin e volejbollit, duke u uruar shumë suksese edhe në garat e sfidat e ardhshme", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat