Partizani bën ligjin në Superligë

Volejboll

Partizani bën ligjin në Superligë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 12:21
Pamje nga një ndeshjee

Java e 13-të e Superligës në volejboll për meshkuj nuk ka dhuruar shumë surpriza. Partizani fitoi pa problem 3-0 ndaj Skënderbeut në kryeqytet (25-11, 25-18, 25-16), duke udhëhequr renditjen me 39 pikë të plota. Të “kuqtë” s’kanë humbur asnjë pikë këtë sezon.

Në vendin e dytë ndodhet Erzeni, që fitoi 3-1 ndaj Studentit, në një përballje mes ekipesh rivale për play off-in (25-23, 22-25, 25-22, 25-14). Kryeqytetasit rivalizuan fort në tri setet e para dhe më pas lëshuan ndjeshëm në lojën e tyre.

Tirana ngjitet në vendin e tretë pas fitores 3-1 ndaj Vllaznisë (25-20, 25-20, 18-25, 25-19), duke bërë rokadë mes tyre në renditje.  Fiton edhe Elbasani, që në fushën e tij triumfoi 3-0 ndaj Teutës së vendit të fundit (25-15, 25-19, 25-15).

Superliga-Meshkuj, java e 13-të

Elbasani – Teuta, 3-0

Studenti – Erzeni, 1-3

Tirana – Vllaznia, 3-1

Partizani – Skënderbeu, 3-0

Renditja: Partizani 39 pikë, Erzeni 30 pikë, Tirana 24 pikë, Vllaznia 23 pikë, Studenti 20 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Elbasani 9 pikë, Teuta 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat