Kombëtarja e Kosovës U20 fillon përgatitjet

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës U20 fillon përgatitjet

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Nga 28 mars 2024, Kombëtarja e Kosovës U20 (F) ka filluar përgatitjet në prag të ndeshjeve që e presin në raundin e dytë kualifikues të CEV EuroVolley.

"“Dardanet” e drejtuara nga strategu turk Ali Bahadur Aksoy, po zhvillojnë grumbullimin në Skenderaj.

Trajneri turk, i asistuar nga dy trajjerét kosovarë Ylli Kadriu e Dardan Husaj, do të mundohen të punojnë në komponimin sa më të mirë të Kombëtares.

Kosova ndeshjet kualifikuese të grupit i zhvillon në Sllovaki, ku krahas nikoqirit, bën gara edhe me Greqinë e Spanjën.

Ndeshjet zhvillohen nga 5-7 prill 2024", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat