Trepça kampione e Ligës së Parë të Kosovës

Volejboll

Trepça kampione e Ligës së Parë të Kosovës

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:16
KV Trepça

KV Trepça e ka mbyllur një sezonë fantastike në Ligën e Parë (lindje), pasi në ndeshjen e fundit të edicionit 2023/24 e mposhti AS Vushtrrinë 3:0 (25:15; 25:18; 25:12).

"“Xehetaret” e mbyllën sezonin me 38 pikë, me 13 fitore nga 14 ndeshje, duke arritur promovimin në Raiffeisen Superligën B.

Kupën kampioneve ua ndau presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, kurse nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri i ndau medaljet e arta.

FVK e përgëzon KV Trepça dhe qytetin e Mitrovicës për suksesin e arritur, duke uruar që ky promovim do t’i motivojë të gjithë për mbështetje akoma më të madhe e rezultate tjera kulmore", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat