Skënderbeu e Partizani në gjysmëfinale

Volejboll

Skënderbeu e Partizani në gjysmëfinale

Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:57
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e javës së 14-të dhe të fundit në volejboll për femra, që ka mbyllur sezonin e rregullt. Skënderbeu e ka mbyllur në vendin e parë, duke mundur 3-2 Tiranën në Korcë, në një ndeshje emocionuese me rivalitet dhe 5 sete.

Të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren (25-21, 23-25, 15-25, 25-21, 15-10) dhe treguan se do të jenë rivale të denja për titull këtë sezon bashkë me Partizanin. Madje Tirana ishte pranë fitores, por nuk arriti të bënte hapin final.

Pa shumë mund fiton edhe Partizani, që mundi 3-1 Pogradecin jashtë fushe (19-25, 25-16, 25-17, 25-21).

Edhe pse liqenoret fituan setin e parë kjo nuk mjaftoi, pasi kryeqytetaset përmbysën shifrat e fituan tri setet e tjera.

Në vendin e katërt e mbylli Barleti Volley, që mundi 3-0 Teutën në Durrës (25-12, 25-20, 25-23), në një ndeshje me rivalitet setin e tretë. Pa probleme fiton 3-0 edhe Vllaznia, që në Shkodër mposhti Lushnjën (25-13, 25-10, 25-7), me myzeqaret që bien një kategori më poshtë.

Superliga-Femra, java e 14-të

Vllaznia – Lushnja, 3-0

Pogradeci – Partizani, 1-3

Teuta – Barleti Volley, 0-3

Skënderbeu – Tirana, 3-2

Renditja: Skënderbeu 39 pikë, Partizani 34 pikë, Tirana 33 pikë, Barleti Volley 21 pikë, Vllaznia 19 pikë, Pogradeci 16 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat