KV Peja superfuqi, fiton Kupën e Kosovës

Volejboll

KV Peja superfuqi, fiton Kupën e Kosovës

Nga: K.G. Më: 31 mars 2024 Në ora: 20:03
Peja

Peja ka dëshmuar fuqinë në volejbollin e Kosovës.

Pejanët fitues i Kupës së Kosovës, pasi në finalen e mposhtën me rezultat 3:1 (25:20, 25:23, 26:28, 25:19) Ferizajn,

Finalja është zhvilluar në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.

Pejanët në tre sete ishin më të mirë me përjashtim të setit të tretë që i takoi ferizajasve (26:28).

Peja pas këtij suksesit, synon edhe trofeun tjetër, titullin e kampionit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat