Tirana “leksion” Pogradecit, Vllaznia triumfon ndaj Barleti

Volejboll

Tirana “leksion” Pogradecit, Vllaznia triumfon ndaj Barleti

Më: 3 prill 2024 Në ora: 12:49
Pamje nga një ndeshje

Kanë startuar ndeshjet çerekfinale të fazës play off në volejboll për femra.

Në këtë fazë luajnë skuadrat e renditura në vendet 3-6, ndërkohë që dy ekipet më të mira, Skënderbeu e Partizani, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Në Farkë, skuadra e Tiranës fitoi 3-0 ndaj Pogradecit, në një ndeshje pa histori. bardheblutë e dominuan lojën në të trija setet (25-12, 25-17, 25-15), duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment fitoren dhe i afrohen gjysmëfinaleve.

Më e bukur ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi”, ku Vllaznia mundi 3-2 Barleti Volley (25-18, 20-25, 25-21, 17-25, 15-13). Të dyja ekipet dualuan fort për fitoren, vendosur në pikët e fundit të setit të pestë. Një fitore me rëndësi për shkodranet, që luajnë në fushën e tyre takimin e kthimit.

Rezultatet

Nd.1, Tirana – Pogradeci, 3-0

Nd.1, Barleti Volley – Vllaznia, 2-3

Nd.2, Pogradeci – Tirana

Nd.2, Vllaznia – Barleti Volley

Çerekfinale-Meshkuj

Nd.1, Tirana – Skënderbeu, 3 prill

Nd.1, Vllaznia – Studenti, 3 prill

Nd.2, Skënderbeu – Tirana

Nd.2, Studenti – Vllaznia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat