Kosova U20 luan sot për befasi ndaj Spanjës

Volejboll

Kosova U20 luan sot për befasi ndaj Spanjës

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:16
Kosova U20

Kosova U20 në volejboll sot luan ndeshjen e dytë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti.

Volejbollistet e reja të Kosovës luajnë ndaj Spanjës nga ora 19:30.

Dardanet vinë pas humbjes 3:0 në sete nga të rejat e Sllovakisë.

Ndërsa të dielën prej orës 16:30 takohet me Greqinë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pezinok të Sllovakisë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat