Rikthimi i Dinamos së madhe

Volejboll

Rikthimi i Dinamos së madhe

Më: 6 prill 2024 Në ora: 20:03
Dinamo

Rikthehet Dinamo e volejbollit për femra! Skuadra e cila mungonte në elitën e volejbollit shqiptar prej 16 vitesh, tani është ringjallur, pasi ishte shpërbërë thuajse plotësisht, dhe më në fund mund të jete edhe një herë në skenën më të rëndësishme të këtij sporti në vendin tonë

Vajzat e drejtuara nga Altin Mërtiri, sot kanë kurorëzuar me sukses fundin e këtij edicioni në Kategorinë e Parë, duke mundur 3-0 Elbasanin.

Ata kishin siguruar prej kohësh ngjitjen, por sot ishte për ta dita e festës, ku morën në duar dhe nisën festën me trofeun e dorëzuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Kështu, elita e volejbollit në Shqipëri tani do të jetë përsëri pjesë të sajën një nga emrat më të lavdishëm të këtij sporti, që ka shënuar arritje të jashtëzakonshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë historisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat