Kosova nuk di si fitohet edhe një set!, të gjitha humbje!
Volejbollistet e Kombëtares U20, kanë pësuar edhe në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për CEV Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe.
"Në një grup tejet konkurues e të vështirë, Kosova e ka mbyllur aventurën në këto kualifikime me tri humbje, nga Sllovakia, Spanja, e të dielën edhe nga Greqia (0:3).
Në duelin me Greqinë, Kosova në setin e parë u kufizua në 16 pikë, para se në setin e dytë ky kufizim të ulej në 10 pikë.
Periudha e dytë, ishte edhe më e zbehta në kétë paraqitje.
Në setin e tretë, Greqia vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe e siguroi fitoren e dytë në grup, pasi më herët e kishte mposhtur edhe Sllovakinë, 3:2.
Paraqitja në këto kualifikime, pa dyshim është përvojë e re për vajzat e kësaj grupmoshe, duke dhënë sinjale për përmirësim edhe në rrafshin e konkurencës ndërkombëtare.
Pas përfundimit të garës kualifikuese për Kombëtaren U20 (vajzat), tash vëmendja do të bartet te U18 (djemtë) që e zhvillojnë turneun kualifikues në Gjakovë, si dhe U18 (vajzat) që kualifikimet i zhvillojnë në Itali", njofton FVK.