Në prag të kualifikimeve të grupmoshës U18, në CEV EuroVolley, Kombëtarja e Kosovës U18 e vajzave po zhvillon përgatitjet intensive, për sfidat që i presin.
"Përzgjedhësi Berat Husaj dhe ndihmësit e tij Drilon Haziri e Elmi Zymeri, nga data 3 prill janë duke e zhvilluar grumbullimin në Skenderaj.
Kosova kualifikimet për CEV U18 EuroVolley, i zhvillon në Itali, ku krahas nikoqirit nga “Apeninet”, në grup me Kosovën janë edhe dy Kombëtare shumë cilësore, Hungaria e Sllovakia.
FVK u uron shumë suksese volejbollisteve tona të Kombëtares U18", njofton FVK.