Kosova kualifikimet për CEV U18 EuroVolley, i zhvillon në Itali

Volejboll

Kosova kualifikimet për CEV U18 EuroVolley, i zhvillon në Itali

Më: 7 prill 2024 Në ora: 19:56
Pamje nga stërvitja

Në prag të kualifikimeve të grupmoshës U18, në CEV EuroVolley, Kombëtarja e Kosovës U18 e vajzave po zhvillon përgatitjet intensive, për sfidat që i presin.

"Përzgjedhësi Berat Husaj dhe ndihmësit e tij Drilon Haziri e Elmi Zymeri, nga data 3 prill janë duke e zhvilluar grumbullimin në Skenderaj.

Kosova kualifikimet për CEV U18 EuroVolley, i zhvillon në Itali, ku krahas nikoqirit nga “Apeninet”, në grup me Kosovën janë edhe dy Kombëtare shumë cilësore, Hungaria e Sllovakia.

FVK u uron shumë suksese volejbollisteve tona të Kombëtares U18", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat