Drita e Gjilanit pa ndonjë vështirësi ka arritur që të përmbyllë në vend të parë pjesën e rregullt të kampionatit.
Vashat e Dritës dominuan Superligën e Kosovës në volejboll.
Drita është e para me 56 pikë e ka 14 më shumë se Fushë Kosova.
Renditja
“Renditja e pjesës së rregullt të garave në Raiffeisen Superligën A (vajzat).
Ndeshja Skenderaj - Fushë Kosova (që zhvillohet më 11 prill), e përcakton renditjen finale, sidomos për pozitat 3/4, për t’i përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste”, - njofton FVK.