Kosova përgatitet për EuroVolley

Volejboll

Kosova përgatitet për EuroVolley

Më: 9 prill 2024 Në ora: 12:14
Kosova

Kualifikimet e raundit të dytë të CEV U18 EuroVolley, për grupin e Kosovës, do të zhvillohen nga 11-13 prill në Gjakovë.

Në palestrën “Shani Nushi” po zhvillohen përgatitjet e djemve të Kombëtares së Kosovës, të cilët janë grumbulluar nga 3 prilli.

"Nën drejtimin e përzgjedhësit Blendi Haxhikadrija dhe ndihmësve të tij Valon Mustafa e Fatlum Hajrizi, “Dardanét” po bëhen gati për sfidat në një grup aspak të lehtë.

Kosova do t’i presë në Gjakovë, kombëtaret e Danimarkës, Çekisë e Estonisë.

Sfida e parë e “Dardanëve” është më 11 prill ndaj Danimarkës, nga ora 19:30", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat