Studenti bie pas 3 raundesh në Shkodër

Volejboll

Studenti bie pas 3 raundesh në Shkodër

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:27
Pamje nga ndeshja

Është Vllaznia skuad ra e katërt gjysmëfi naliste e Superligës së volejbollit për meshkuj. Shkodranët kanë kaluar me sukses turin para “play off”, duke e fituar 2-1 serinë ndeshjeve kundër Studentit.

Skuadra e Artan Kalasë triumfoi dje në aktin e tretë me rezultatin 3-0 ndaj kryeqytetaseve në “Qazim Dervishi”, ndërsa tashmë do të gjejë në gjysmëfinale Partizanin. Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër do të vendosë përballë Erzenin dhe Tiranën, me sportin e rrjetin që është futur në fazën e tij më të nxehtë.

Duke u kthyer te sfida e djeshme në Shkodër, ndonëse vendësit fituan me rezultat të pastër, takimi ishte shumë i luftuar, me dy sete të vendosura pas pikëve shtesë. Vllaznia e shfrytëzoi mësë miri faktorin “fushë”, duke u treguar më e saktë në momentet decizive, për ta mbyllur me festë në shtëpi. Për sa i përket ndeshjes, Studenti e filloi më mirë, duke u shkëputur deri në +7 pikë (8-15) gjatë setit të parë, por kur duhej t’i mbyllnin llogaritë e setit, loja e kryeqytetasve erdhi në rënie. Vllaznia nisi të fitojë terren, për të realizuar përmbysjen 27-25 me kanadezin Dube qe shënoi pikën e setit.

Edhe fraksioni i dytë ishte tepër interesant, teksa pas një nisje më të mirë të shkodranëve, studentorët arritën të reagonin.

Por sërish në momentet e fundit, vendësit bënë diferencën për ta fituar setin 25-23. Studenti kërkoi rihapjen e sfidës, duke komanduar në çastet e para të setit të tretë, por sërish nuk arriti që ta konkretizonte, teksa kuqeblutë rikuperuan gjithçka, ndërsa autori i “match piont”-it ishte Dube, i cili fiksoi shifrat e setit 27-25 dhe të gjithë ndeshjes 3-0. Andrew Dube ishte edhe lojtari i ndeshjes në suksesin e shkodranëve, duke realizuar 18 pikë, mbështetur nga Gilman Talani me 17.

Për Studentin nuk mjaftuan 17 pikët e brazilianit De Sousa, ndërsa kapitenin Armando Gaxiri e mbylli ndeshjen me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat