Peja po përgatitet për ndeshjet e play-off-it 

Volejboll

Peja po përgatitet për ndeshjet e play-off-it 

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:12
Peja

Peja po përgatitet për ndeshjet e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt).

Pejanët përfunduan të parët në pjesën e rregullt të kampionatit, tani synojnë edhe titullin e kampionit në garat përfundimtare. 

“Të dielën mbrëma fillojmë garën në fazën e Play-Off-it.

Në serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndeshemi me skuadrën e Dritës, ku ndeshja hapëse zhvillohet në 'Karagaçi'.

Ekipi është duke vijuar një seri pozitive të fitoreve dhe këtë synon ta vazhdojë deri në fund të garave.

Eja edhe ti përkrahe klubin kampion - klubin e qytetit”, njofton KV Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat