Skënderbeu superior ndaj Ferizajt

Volejboll

Skënderbeu superior ndaj Ferizajt

Nga: K.G. Më: 13 prill 2024 Në ora: 21:42
Skënderbeu i Kraishtës

Skënderbeu i Kraishtës së Lipjanit e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 3:0 (25:20, 25:22, 25:13) ndaj Ferizajt.

Kjo ishte ndeshja e parë e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll.

“Skënderbeu e ka bërë hapin e parë në gjysmëfinale të garës së Play-OFF, kur para adhuruesve të vet e mposhti Ferizajn me rezultat 3:0.

Skuadra nga Kraishta e Lipjanit, tashmë avancon 1:0 në serinë e gjysmëfinaleve, ku finalisti përcaktohet pas dy fitoreve në seri”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat