Partizani dorëzon titullin

Volejboll

Partizani dorëzon titullin

Më: 14 prill 2024 Në ora: 21:04
Pamje nga ndeshja

Skënderbeu dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të play off-it në volejboll për femra. Korçaret dhe bardheblutë fituan 2-0 me ndeshje sfidat gjysmëfinale, respektivisht ndaj Vllaznisë dhe Partizanit, duke sfiduar njëra-tjetrën në finalen e titullit.

Në Shkodër, ekipi i Skënderbeut fitoi 3-1 (17-25, 25-19, 25-10, 25-21) me përmbysje ndaj Vllaznisë. Vendaset fituan setin e parë, por nuk arritën të ruajnë këtë ritëm deri në fund. Skënderbeu merr shpejt frenat e lojës në dorë, duke treguar superioritet në fushë dhe siguron finalet.

Në Farkë, në gjysmëfinalen tjetër, skuadra e Tiranës fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, duke përsëritur rezultatin e sfidës së parë (25-22, 21-25, 25-20, 25-20). Humbja shkurorëzon Partizanin kampion, ndërkohë që Tiranan rikthehet në finalet play off pas një viti.

Gjysmëfinale-Femra

Nd.1, Skënderbeu – Vllaznia, 3-0

Nd.1, Partizani – Tirana, 1-3

Nd.2, Vllaznia – Skënderbeu, 1-3

Nd.2, Tirana – Partizani, 3-1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat