Peja shkel çdo gjë para vetes

Volejboll

Peja shkel çdo gjë para vetes

Nga: K.G. Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:13
Peja

Peja nuk njeh rival, shkel çdo gjë para vetes.

Pejanët i shkaktojnë humbje me rezultat 3:0 (25:23, 25:21, 25:16) Dritës së Gjilanit, në takimin e parë të gjysmëfinales së Play-off-it të Kampionatit të Kosovës.

Peja ka dëshmuar lojë më të mirë dhe si fryt i kësaj edhe ngadhënjyen bindshëm.

“Kampioni në fuqi dhe lideri i pjesës së rregullt të kampionatit KV Peja, e ka nisur me fitore serinë e gjysmëfinaleve në garën e Play-Off.

‘Shqiponjat’ e mposhtën para adhuruesve të vet në “Karagaçi”, Dritën nga Gjilani me rezultat 3-0.

Tashmë Peja avancon 1-0 në serinë, ku skuadra finaliste përcaktohet nga dy fitore”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat