Skenderaj forcë për Fushë Kosovën

Volejboll

Skenderaj forcë për Fushë Kosovën

Nga: K.G. Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:17
Skenderaj

Fushë Kosova e pati “kaçikun” e vogël që të shtyhet me Skenderajn në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Sueprligës së Kosovës në volejboll.

Vashat e Skenderajt shënuan fitore me rezultat 3:0  (25:18, 25:21, 25:22) ndaj Fushë Kosovës.

“Skenderaj e ka bërë befasinë e parë, duke e mposhtur Fushë Kosovën, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-Off.

Në pesë përballjet direkte mes tyre, gjatë këtij edicioni, kjo ishte fitorja e parë e finalistit të vitit të kaluar KV Skenderaj, përballë Fushë Kosovës.

Tashmë Skenderaj është një hap larg finales, e mbetet të shihet nëse finalisti do të përcaktohet në mesjavën e ardhshme, apo do të nevojitet ndeshja e tretë e kësaj serie të gjysmëfinaleve”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat