Drita në stilin e kampionit

Volejboll

Drita në stilin e kampionit

Nga: K.G. Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:22
Drita

Drita e Gjilanit duket se nuk ka rivale në edicionin e sivjetshëm.

Drita tregoi muskujt duke e mposhtur me rezultat 3:0 (25:23, 25:17, 25:22) Prishtinën 75, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës.

]Drita dëshmoi se ka cilësi për ekipet e nivelit tonë.

“Kampioni në fuqi, KV Drita nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e parë të serisë së gjysmëfinaleve në Play-Off.

“Intelektualet” e mposhtën me rezultat të pastër KV Prishtina ‘75, me një rivalitet më të theksuar në setin e parë dhe të tretë.

Drita e arrin edhe fitoren e pestë gjatë këtij edicioni, në përballjet direkte me klubin nga kryeqyteti”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat