Fer Volley mbetet në Superligën A, Prishtina F bie nga Superliga B

Volejboll

Fer Volley mbetet në Superligën A, Prishtina F bie nga Superliga B

Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:26
Fer Volley

Fer Volley mbatet në Superligën A, Prishtina F bie nga Superliga B, ndërsa Vushtrria është në festë, ka realizuar qëllimin e saj.

“Fer Volley ka arritur ta ruajë statusin e anëtarit në ligën elite, pasi në ndeshjen e play-out, e mposhti Ulpianën me rezultat 3:0.

Skuadra ferizajase, vazhdon garat në Raiffeisen Superligën A, në edicionin 2024/25, duke e lënë prapa, një edicion të vështirë në aspektin e rezultateve.

Në ndeshjen tjetër të play-out, Vushtrria ka arritur të inkuadrohet në Raiffeisen Superligën B, pasi e mposhti Prishtinën me rezultat 3:1.

Vushtrria kalon një rang më lartë, kurse Prishtina  në edicionin e ardhshëm garat do t’i vazhdojë në Ligën e Parë”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat