Partizani i pamposhtur

Volejboll

Partizani i pamposhtur

Më: 16 prill 2024 Në ora: 16:17
Pamje nga ndeshja

Partizani ka prerë një biletë për në finalet play off në volejboll për meshkuj, duke qenë ekipi i parë finalist i Superligës. Të “kuqtë” fituan 2-0 me ndeshje ndaj Vllaznisë. Rivali i Partizanit do të mësohet pas dy ditësh, kur Erzeni dhe Tirana, dy gjysmëfinalistet e tjera, të luajnë ndeshjen e tretë gjysmëfinale.

Shijakasit u hakmorrën për humbje e tri ditëve më parë dhe sot në mbrëmje fituan 3-2 ndaj kampionëve bardheblu (25-23, 25-22, 17-25, 18-25, 15-13), duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve. Një ndeshje emocionuese dhe me rivalitet deri në fundin e saj, ku u deshën mbi 2 orë lojë dhe pesë sete.

Partizani vijon të mbetet i pamposhtur në kampionat këtë sezon, duke fituar edhe mbrëmjen e sotme 3-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër (23-25, 25-15, 25-21, 25-17).

Një fitore me përmbysje e ekipit kryeqytetas, që e nisi jo mirë ndeshjen, por më pas dominoi në parket dhe e dominoi fitoren që e çoi në finalet play off.

Gjysmëfinale-Meshkuj,

Nd.1, Erzeni – Tirana, 1-3

Nd.1, Partizani – Vllaznia, 3-0

Nd.2, Tirana – Erzeni, 2-3

Nd.2, Vllaznia – Partizani, 1-3

Nd.3, Erzeni – Tirana, 17 prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat