Me emocione priten ndeshjet e dyta të play-off-it.
"Ndeshjet e gjysmëfinaleve të dyta në serinë e Play-OFF, në konkurencën e meshkujve, janë zhvendosur për të enjten, meqë e mërkura u shpall ditë zie, nga presidentja e vendit.
Dy skuadrat që i fituan ndeshjet e para, Peja e Skënderbeu, do të jenë mysafire, në ndeshjet e dyta.
Drita e gostit Pejën nga ora 20:00, e poashtu të njëjtën orë, luhet edhe takimi mes Ferizajt e Skënderbeut", njofton FVK.