Drita udhëton në kryeqytet

Volejboll

Drita udhëton në kryeqytet

Më: 17 prill 2024 Në ora: 14:52
Drita

Të enjten vazhdon emocioni i serisë së gjysmëfinaleve në Raiffeisen Superligën A, në konkurencën e vajzave.

Pas fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Drita udhëton në kryeqytet, për t’u ndeshur me Prishtina ‘75, takim që fillon nga ora 17:00.

Në gjysmëfinalen tjetër, Skenderaj para adhuruesve të vet e pret Fushë Kosovën, me të cilën përballet për herë të tretë brenda 7 ditëve.

"Ndeshja Skenderaj - Fushë Kosova, zhvillohet të enjten nga ora 20:00.

Skenderaj avanson 1-0 në serinë e gjysmëfinaleve në Play-OFF, pas triumfit të fundjavës 3:0.

Në finale të Play-OFF, kualifikohet skuadra që regjistron 2 fitore në serinë e gjysmëfinaleve.

Ndeshjet e djemve, të planifikuara për të mërkurën, janë shtyrë për një ditë tjetër, pasi presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli 17 prillin, ditë zie", njofton FVK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat