Erjona Jonuzi dhe Defina Rexhallari me skuadrën e volejbollit, Rabotniçki kanë fituar titullin e kampionit për këtë sezon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Ekipi i Rabotniçkit ku luajnë edhe dy volejbollistet shqiptare, fituan tre ndeshjet finale ndaj Strumicës.
Tetovarja Erjona si pjesë e ekipit të Rabotniçkit shpallet kampione për të pestën herë radhazi, ndërsa gjithsej 8-të herë ka shijuar titullin kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë për Rabotniçkin ky ishte titulli i tretë radhazi dhe i 17-ti në historinë e tyre, duke qenë kështu klubi më i trofeshëm i volejbollit për femra në vendin tonë.