Jonuzi dhe Rexhallari me Rabotniçkin fitojnë titullin e kampionit

Volejboll

Jonuzi dhe Rexhallari me Rabotniçkin fitojnë titullin e kampionit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:10
Jonuzi dhe Rexhallari

Erjona Jonuzi dhe Defina Rexhallari me skuadrën e volejbollit, Rabotniçki kanë fituar titullin e kampionit për këtë sezon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Ekipi i Rabotniçkit ku luajnë edhe dy volejbollistet shqiptare, fituan tre ndeshjet finale ndaj Strumicës.

Tetovarja Erjona si pjesë e ekipit të Rabotniçkit shpallet kampione për të pestën herë radhazi, ndërsa gjithsej 8-të herë ka shijuar titullin kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë për Rabotniçkin ky ishte titulli i tretë radhazi dhe i 17-ti në historinë e tyre, duke qenë kështu klubi më i trofeshëm i volejbollit për femra në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat