Klubi lipjanas KV Ulpiana në konkurrencën e djemve, ka arritur që ta ruajë statusin e anëtarit të Raiffeisen Superligës A.
Ata shënuan fitore në ndeshjen e fundit të turneut njëditor të barazhit.
“Lideri i Superligës B, KV Vëllaznimi nuk arriti të bëjë më shumë, për ta rrezikuar triumfin e Ulpianës, pasi u gjunjëzua 3:1.
FVK e përgëzon KV Ulpiana, derisa skuadrës gjakovare i uron të vazhdojë me përkushtimin dhe punën e mirë”, njofton FVK.