Finalja e parë vishet bardheblu, Tirana përmbys Partizanin!
Finalja e parë e Superligës së volejbollit për meshkuj është veshur bardheblu.
Tirana ka fituar dje kundër Partizanit me rezultatin 1-3 në “Asllan Rusi”, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale në kampionat të kuqve.
Skuadra e Arben Sakos u paraqit më mirë në raundin e parë të derbeve të titullit, duke dalë me triumfin e merituar, sukses që e afron më shumë me titullin e tretë radhazi.
Bardheblutë fituan me përmbysje kundër një Partizani që u shfaq i pasigurt dhe me gabime, ndryshe nga takimet e mëparshme.
Megjithatë Finalja 1 i justifikoi pritshmëritë dhe dhuroi një përballje me shumë rivalitet.