Drita e Gjilanit po përgatitet për spektaklin, për finalen e madhe të play-off-it të Kampionatit të Kosovës në volejboll (femrat).
Finalja e parë luhet në palestrën e sportit “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.
Drita do të përballet me Skenderajn dhe si njëra ekip dhe pala tjetër premtojnë rivalitet të madh në fushën e lojës.
KV Drita bën me dije se finalja e parë luhet të dielën, me 28 prill (20.00).
Bileta është 1 euro për të pa këtë finale.