Drita - Skenderaj, pritet më vëmendje nga dashamirët e sportit skofiar.
Volejbollistja e Dritës, Adelajda Prenga, është e bindur se do ta fitojnë titullin e kampionit dhe të përmbyllin për mrekulli edicionin 2023-2024.
Kapitenja e Dritës shprehet se janë gati për finalen e parë të play- off-it në kampionat.
Ajo i di cilësitë e Skenderajt dhe beson e shpreson se skuadra e saj do t’ia dal me sukses.
“Ne po punojmë si gjithmonë drejt të gjitha trofeve e kupave të mundshme.
Skenderaj është një ekip i kompletuar e një rival i yni edhe i vitit të kaluar.
Por ne jemi gati për finalet që na presin e sigurisht për ta mbyll me sukses edhe këtë vit”, tha Prenga për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Finalja e parë e play-off-it do të luhet në fundjavë (e diel, në orën 20.00) në palestrën sportit “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.