Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja.
FVK njoftoi se janë formuar dy klube të reja në qendrat ku mungonte aktiviteti i këtij sporti, respektivisht në Prizren dhe Deçan.
“Ngritja e standardit në nivelin e garave elite, atë të Kombëtareve, organizativ dhe formave tjera, po përcillet me dëshirën e të rinjëve dhe të rejave që t’i bashkohen sportit të rrjetës. Kësisoj, së fundi janë formuar edhe dy klube të reja të volejbollit, në qendrat ku mungonte aktiviteti i këtij sporti në këtë formë.
KV Prizreni dhe KV Alpha nga Isniqi i Deçanit, janë dy klubet e reja, që i shtohen skenës së volejbollit në vendin tonë. FVK i përgëzon iniciatorët për themelimin e këtyre dy klubeve, duke u uruar shumë suksese në misionin e tyre”, shkruante në komunikatën e FVK-së.