Skënderbeu shpallet kampion në volejbollin për femra për hera të shtatë në histori.
Vajzat korçare të drejtuara nga trajneri Orlando Koja, arritën të rikthenin trofeun në qytetin juglindor pas 2 vitesh.
Një dominim absolut i Skënderbeut që likuidoi Tiranën me rezultatin 3-0, ndërkohë që finalja e sotme e fituar 3:1 me sete nga bardhekuqtë zgjati 1 orë e 54 minuta lojë.
Vlen të theksohet se atmosfera në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ishte elektrizuese, me publikun korçar që kishte mbushur plot e për plot shkallët e pallatit të sportit, duke mbështetur maksimalisht ekipin e volejbollit.