Atmosferë elektrizuese në Korçë, Skënderbeu fiton titullin e shtatë

Volejboll

Atmosferë elektrizuese në Korçë, Skënderbeu fiton titullin e shtatë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 21:17
Pamje nga ndeshja

Skënderbeu shpallet kampion në volejbollin për femra për hera të shtatë në histori.

Vajzat korçare të drejtuara nga trajneri Orlando Koja, arritën të rikthenin trofeun në qytetin juglindor pas 2 vitesh.

Një dominim absolut i Skënderbeut që likuidoi Tiranën me rezultatin 3-0, ndërkohë që finalja e sotme e fituar 3:1 me sete nga bardhekuqtë zgjati 1 orë e 54 minuta lojë.  

Vlen të theksohet se atmosfera në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ishte elektrizuese, me publikun korçar që kishte mbushur plot e për plot shkallët e pallatit të sportit, duke mbështetur maksimalisht ekipin e volejbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat