FVK: “Tiki” e ka arsyetuar besimin e klubit zviceran

Volejboll

FVK: “Tiki” e ka arsyetuar besimin e klubit zviceran

Nga: K.G. Më: 27 prill 2024 Në ora: 23:32
Adriatik Kajtazi

Federata e Volejbollit e Kosovës, me president Bahri Gjinovci, e ka përgëzuar Adriatik Kajtazin, për suksesin e madh në Zvicër.

Skuadra Schonenwerd është kampion i ri i Zvicrës.

Kajtazi është kryetrajner i kësaj skuadre.

“Trajneri 37 vjeçar kosovar Adriatik Kajtazi, ka arritur super sukses me skuadrën e tij zvicerane Schonenwerd, me të cilën u shpall kampion.

Në edicionin e parë në të cilin atij iu besua udhëheqja e skuadrës si kryetrajner, “Tiki” e ka arsyetuar besimin e klubit duke e shpallur Schonenwerdin, kampion të Zvicrës.

Rruga deri këtu nuk ishte aspak e lehtë, sepse u desh të luhej një seri maratonike prej 5 finaleve, derisa Kajtazi dhe skuadra e tij Schonenwerd, festuan në takimin e fundit 3-1.

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), pérmes presidentit Bahri Gjinovci dhe bordit, e uron Adriatik Kajtazin për suksesin e arritur në volejbollin zviceran.

Kujtojmë që Adriatik Kajtazi, gjatë karrierës së tij në volejboll, ka shijuar trofe të shumtë në aventurën në volejbollin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e deri ne Katar”, shkruan në faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat