Drita fiton me fat ndaj Skenderajt 

Volejboll

Drita fiton me fat ndaj Skenderajt 

Nga: K.G. Më: 28 prill 2024 Në ora: 22:43
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit me mund të madh e ka mposhtur me rezultat 3:2 (29:27, 22:25, 23:25, 25:14, 15:12) Skenderajn, në finalen e parë të play-off-it në Superligën e Kosovës në volejboll.

Vashat e Skenderajt treguan lojë të mirë por kësaj radhe fati sportiv i tradhtoi dhe pësuan humbje me përmbysje, pasi që ishin duke udhëhequr me 1:2 në sete.

Seti i katërt dhe i pestë i takoi Dritës dhe triumfoi me rezultat të ngushtë. 

Gjithçka u vendosë në tai-brek, ku kampionja në fuqi ngadhënjeu me 15:12. 

Drita udhëheq në seri të fitoreve me rezultat 1:0 dhe tani e pret sfidë e vështirë në Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat