Burim Zymeri - gjyqtar me thirrje ndërkombëtare

Volejboll

Burim Zymeri - gjyqtar me thirrje ndërkombëtare

Më: 1 maj 2024 Në ora: 22:37
Burim Zymeri

Gjyqtari i volejbollit të Kosovës, Burim Zymeri, e ka fituar thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtar, në kursin për gjyqtar ndërkombëtar të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

“Zymeri ishte në mesin e 23 kandidatëve që hynë në rrethin e ngushtë të vlerësimit dhe e ka kaluar me sukses këtë test, duke e fituar thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtar.

Pas Istref Elezajt, tashmë volejbolli ynë e ka edhe gjyqtarin e dytë ndërkombëtar, duke bërë një tjetër hap drejt rritjes së standardit të volejbollit në vendin tonë.

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) e përgëzon gjyqtarin Burim Zymeri, duke u siguruar që ky numër i kuadrove tona në arenën ndërkombëtare, do té shtohet nga viti në vit”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat