Peja përgatitet për festë

Volejboll

Peja përgatitet për festë

Më: 4 maj 2024 Në ora: 13:24
Pamje nga një ndeshje

Kampioni aktual KV Peja, pas avantazhit 2:0 në serinë e finaleve, bëhet gati që të hënën, ta presë Skënderbeun për duelin e tretë.

"Ndeshja, e cila mund të jetë përcaktuese për titullin e sivjemë, pritet me interesim, te adhuruesit e volejbollit.

Në dy përballjet paraprake, Peja ka arritur që të triumfojë, pavarësisht rivalitetit të madh në sete.

Peja e ka përparësinë e terenit vendas, e kampione shpallet skuadra që i fiton 3 ndeshje në serinë e finaleve.

Ndeshja e tretë e serisë së finaleve, mes Pejës e Skënderbeut, zhvillohet të hënën, në Pallatin e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, nga ora 20:15", njofton FVK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat