Peja po përgatitet për festë në ditën e nesërme në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Peja – Skënderbeu, finalja e tretë e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll.
Peja është në epërsi me 2:0 në seri të fitoreve.
Peja janë të mobilizuar që asgjë mos t’ia lënë rasti e Skënderbeui Kraishtës kërkon hakmarrjen pr dy humbjet rresht nga vedhezinjtë.
“Nesër krejt Peja n'Karagaç!
Koha për aktin final ka ardh, klubi i qytetit zhvillon ndeshjen e cila me fitoren eventuale na siguron titullin kampion.
Lufta do të jetë më e lehtë me përkrahjen tuaj.
Rrugëtojmë për titullin e 4-të me radhë dhe titullin e 7-të në histori të klubit. Nesër me fillim nga ora 20:00, ju mirëpresim në spektaklin më të madh të volejbollit kosovar, ndeshja e tretë finale ku do ndeshen KV Peja dhe Skënderbeu.
Së bashku mundem”, shkruan në faqen e KV Peja.