Skenderaj revanshohet, nuk ka festë për Dritën

Volejboll

Skenderaj revanshohet, nuk ka festë për Dritën

Më: 5 maj 2024 Në ora: 23:18
Skenderaj

KV Skenderaj ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e tretë të serisë së finaleve në play-off të Raiffeisen Superligën A të volejbollit.

Pas dy dramave dhe spektaklit të volejbollit, të dielën u zhvillua akti i tretë i serisë së finaleve në Play-OFF të Raiffeisen Superligës A, te femrat.

"Dy duelet paraprake, skuadra nga Skenderaj ka qenë shumë afër fitores, sepse në të dyja ishte në avantazh (2:1, 2:0) para se të pësonte në të dyja rastet 3:2.

Image

Volejbollistet e drejtuara nga Ylli Kadriu, duket se kishin marrë leksione nga dy takimet paraprake, të cilat i lëshuan nga duart, duke reflektuar në takimin e tretë.

Drita e filloi shumë mirë ndeshjen, duke avansuar në dy setat e parë, mirëpo volejbollistet e drejtuara nga Ylli Kadriu, u mobilizuan duke e rikthyer ndeshjen, falë fitores në setet vijuese.

Image

Atmosfera

Pas barazimit në 2 me 2, ishte prapë seti i pestë, që për të tretën finale rradhazi, e përcaktoi fituesin.

Në një spektakël të volejbollit, para rreth 2500 spektaktorëve në “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, të dyja ekipet kanë dhuruar një shfaqje të mirë për të pranishmit.

Seti i pestë u mbyll 15:10 në favor të Skenderajt, e cila skuadër e fitoi duelin e parë të serisë së finaleve, duke e ngushtuar rezultatin pas 3 finaleve të para, në 2-1 në favor të Dritës.

Takimi i rradhës, i katërti i kësaj serie, zhvillohet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Takimi u përcoll nga afër nga zv. Ministrja e Sportit Daulina Osmani, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, drejtorët për sport të Gjilanit e Skenderajt, Kushtrim Zeqiri e Alban Berisha, presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, nënkryetarja Mimoza Shkodra Bislimi, si dhe personalitete tjera", njofton FVK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat