Klubi i volejbollit Golden Eagle Theranda si gjithmonë i përkushtohet punës me të rinj, për çka edhe po japin rezultate kulmore.
Puna e madhe e trajnerit Faton Mustafa së bashku me Valon Mustafën dhe të tjerët në klub, u shpërblye me sukses.
Golden Eagle Theranda U18 është kampion i ri i Kosovës U18.
23 ndshje po aq fitore, rekord ne këtë konkurrencë.
Dëshmi e punës, e cilësisë dhe suksesi ka qenë i pashmangshëm.
“Volejbollistët e klubit Golden Eagle Theranda, janë shpallur kampionë të garës së grupmoshës U18.
GE Theranda në finalen e madhe e mposhti KV Skënderbeun 3:0 në sete, 25:17; 25:11 dhe 25:14.
Garat finale të të dyja grupmoshave, u zhvilluan në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS).
Trofeun e kampionit e dorëzoi presidenti i FVK-së, medaljet e arta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, si dhe ish-kryetari i FVK-së m, Xhavit Mustafa, kurse të argjendtat nga Ilir Dedushi, anëtar i kryesisë së KV Skënderbeu.
FVK e përgëzon KV Golden Eagle Theranda për suksesin e arritur:, njofton FVK.